Sport

Rusia i ndalon flamujt e Kosovës dhe të Shqipërisë në ndeshjen Zvicër-Serbi

Shbërimet ruse të sigurisë janë të bindur se ka tifozë shqiptarë të cilët mund të jeën prezentë në ndeshjen midis Zvicrës dhe Serbisë në Kaliningrad Arena.
Numri i madh i shqiptarëve që luajnë te Zvicra ka shkaktuar frikë të madhe se në stadium mund të jenë flamuj të Kosovës dhe të Shqiëprisë.

E për këtë, gazeta serbe Novosti raporton se Rusia ia ka bërë me dije Zvicrës që të mos lejojë prezencën e ndonjë flamuri që ndërlidhet me shqiptarët, transmeton lajmi.net.

“Ata dërguan paralajmërim te Federata e Zvicrës që të parandalojnë futjen e flamujve që kanë të bëjnë me Shqipërinë e Madhe apo Kosovën”, shkruan gazeta serbe.

Ndeshja Zvicër-Serbi zhvillohet të premten në kuadër të Kampionatit Botëror. /Lajmi.net/