Rajon & Botë

Rusia i përgjigjet SHBA-së: Dëbon 35 diplomatë amerikanë

Rusia ka vendosur t’i përgjigjet SHBA’së pasi presidenti Barack Obama mbrëmë kishte kërkuar dëbimin e 35 diplomatëve rusë nga Washingtoni, e kjo për shkak të ndërhyrjes së tyre në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ministria e Jashtme ruse sot iu është përgjigjur SHBA’së në të njëjtën mënyrë, njofton BBC, transmeton Gazeta Express.

Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov ka kërkuar dëbimin e 35 diplomatëve amerikanë, përgjigje kjo e njejtë më vendimin e Washingtonit.

Ai ka thënë se kjo kërkesë është bërë nga presidenti Vladimir Putin.

Administrata Obama ka marrë vendim për dëbimin e 35 diplomatëve rusë dhe familjet e tyre nga Washingtoni, mbi dyshimin se janë përfshirë në zgjedhjet presidenciale.

Mirëpo, Rusia i ka mohuar këto akuza, duke i quajtur “të pabaza”.