Rajon & Botë

Rusia i shiti Turqisë sistem MKA S-400 në vlerë mbi 2 miliardë dollarë

Rusia i shiti sistem raketor për mbrojtje kundërajrore S-400 Turqisë, për mbi 2 miliardë dollarë, deklaroi sot Sergej Çemezov, drejtor i korporatës shtetërore ruse “Rosteh”.

Marrëveshja me Turqinë, anëtare e NATO-s, shkaktoi shqetësim të konsiderueshëm në SHBA.

Turqia para katër viteve porositi sistem për mbrojtje nga Kina, në vlerë prej 3,4 miliardë dollarë, por e anuloi në vitin 2015, me arsyetim se do të koncentrohet në zhvillimin e sistemit vendor.