ShowBiz

Rusia xhiron film për aneksimin e Krimesë

“Crimea” është filmi rus me buxhet të madh që bota nuk do ta shohë dhe siç sugjeron vetë emri dramatizon aneksimin e Gadishullit të Krimesë në vitin 2014 nga Rusia, duke shfaqur perspektivën ruse për këtë ngjarje historike.

Filmi do të shfaqet në Rusi duke nisur që prej muajit të ardhshëm e më pas në Bjellorusi, dy vendet e vetme që do të shohin produksionin e jashtëzakonshëm ku marrin pjesë ushtarë rusë, tanke, avionë dhe ku sigurisht nuk mungon një histori dashurie.

Filmi është kritikuar ndjeshëm se shërben thjesht si propagandë për një gjest të Moskës që nuk e ka njohur bota dhe përpiqet t’i japë lavdi aneksimit, por regjisori Alexei Pimanov thotë se nuk është aspak kështu, transmeton Top Channel.

Në fakt, pretendimet e tij bien ndesh me faktin se filmi ishte një ide e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i cili ofroi një pjesë të mirë të aparatit të tij ushtarak për filmimet.

Zgjedhjet e vitit të ardhshëm në Rusi, ku presidenti Vladimir Putin pritet të kandidojë dhe të fitojë, janë caktuar më 18 mars, data zyrtare dhe përvjetori i katërt i aneksimit të Krimesë.

Kremlini shpreson se kjo do të ndihmojë në krijimin e një fryme patriotizmi dhe nuk ka dyshim se edhe filmi shkon në këtë drejtim.

the authorE B