Aktuale

Sa kryeneç Vuciqi, mund të e ndërpres dialogun veç për shkak të pavarësisë së Kosovës

Edhe pse faza tjetër e dialogut ishte planifikuar me 16 janar, ngjarja e papritur e që ishte vrasja e Oliver Ivanoviqit e ndërpreu atë. Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, kishte ndërprerë menjëherë fazën e dialogut për t’u kthyer në Serbi me mbajte mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit. E njejtë si homologu i tij edhe Thaçi ishte nisur për Kosovë.
Nga 16 janari, nuk kishte më takime tjera mes dy presidenteve deri dje.

Liderë të ndryshëm, presidentë e kryeministra janë mbledhur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ku po diskutojnë mundësitë e ndryshme të bashkëpunimit politik dhe ekonomik. Kosovën e përfaqëson presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, i cili deklaroi se ky forum është mundësi e mirë që të diskutohen shumë çështje. Një prej tyre, presidenti tha se ashtu si për Kosovën, por edhe rajonin është edhe dialogu me Serbinë.

Ai tha se ky dialog për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe do të rifillojë së shpejti, ndonëse nuk dha ndonjë afat kohor se kur ky dialog do të mundë të përfundonte. Ai tha se në kuadër të takimit joformal të titulluar “Liderët e rinj për Evropën”, ndër të tjerë, ka biseduar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Sipas Thaçit, me homologun e tij serb, takimi ishte korrekt dhe është diskutuar për çështjet aktuale ndërmjet dy vendeve, e që kanë të bëjnë kryesisht me ato që ndërlidhen me dialogun.

Por ndryshe nga Thaçi mendon homologu i tij, lidhur me dialogun.

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nëse ideja e procesit të normalizimit të marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës po zhvillohet vetëm që Serbia të detyrohet ta njohë Kosovën, dhe kjo është e tëra, atëherë faleminderit, mirupafshim.

“Nëse dikush mendon se ideja e procesit të normalizimit të marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës po zhvillohet vetëm që Serbia të detyrohet ta njohë Kosovën, dhe kjo është e tëra, atëherë faleminderit, mirupafshim”, ka thënë kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas Tanjug-ut, Vuçiq e tha këtë në pyetjen e një gazetarit nëse ekziston një mundësi për të organizuar një konferencë ndërkombëtare në të cilën çështja e Kosovës do të zgjidhet, në vend të “marrjes së shpirtit” në Bruksel, e cila po zgjat prej vitesh.

Vuçiq nuk e ka hedhur poshtë këtë mundësi, edhe pse frikësohet se një konferencë e tillë eventuale “mund të kalojë pa marrëveshje”.

Ai ka sqaruar se për cilindo format të bëhet fjalë, “dikush duhet të tregojë vullnet të mirë, të kuptojë se është kompromis e jo dikush në një formë të fitojë të gjitha”, ashtu siç e kishte vërejtur te Thaçi, porse duhet të ketë lëshime nga të dy palë.

“Nëse jeni në gjendje ta bëni këtë, jemi të gatshëm të bisedojmë, nëse ju thoni Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe kjo është tëra, atëherë faleminderit, mirupafshim“, ka thënë Vuçiq.

Pas deklaratave të shefit të shtetit serb, ka reaguar ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

“Ok, bye” (Ani, mirupafshim), ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Tëitter, duke komentuar fjalët e Vuçiqit në Davos

Vuçiq mes tjerash ka thanë se në dy muaj e gjysmë do të propozojë zgjidhjen më pak të keqe për Kosovën.

Mbi të gjitha, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka thumbuar fort homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, të enjten.

I pyetur nëse Kosova është e gatshme për zgjidhje duke bërë lëshime, ai ka thënë se nuk mund të flasë në emër të palës kosovare.

“Ata do të jenë atje në korridore, po e shoh se kanë shumë kohë të lirë – pyetini ata”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve në vendpushimin zviceran./GazteaExpress/