Aktuale

Sa ushtarë do t’i ketë FSK, tregon komandant Rama

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama ka raportuar para Komisionit për Punë të

Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me raportin vjetor të punës për vitin 2018.

Rama ndër të tjera ka bërë të ditur se FSK-ja do ti ketë 2 mijë 800 pjesëtarë aktivë.

“FSK do t’i ketë 2800 pjesëtarë aktiv. Aktualisht, mosha mestare e pjesëtarëve është 35-37 vjet, por kjo do të ndryshojë me rekrutime e fundit”, tha ai.

Komandanti i FSK ka treguar po ashtu se rreth 7 mijë aplikantë për ushtarë të ri kanë aplikuar.

“Afër 7 mijë aplikantë për ushtarë të ri kanë aplikuar tashmë. Jemi në proces të zgjedhjes dhe seleksionimit. Kemi mbi 600 të rinj, gjysma e tyre do të fillojnë këtë vit, pra me 1 gusht të jenë pjesë e FSK. S’kemi problem me buxhet sepse kemi vende të lira për këta të rinj. Me 1 janar do të fillojë gjysma tjetër si pjesë aktive e forcës”.

the authorBurbuqe Metolli