ShowBiz

Sabri Fejzullahu sot feston 72 vjetorin e lindjes

Sot është një ditë e veçantë për Sabri Fejzullahun.

Data e sotme është e veçantë për Sabri Fejzullahun pasi këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Shumë vite karrierë, projekte muzikore, mbrëmje ku ka performuar e fansa që ka mbledhur e bëjnë atë të ndihet i kompletuar në këtë 72 vjetor.

Sabriu është një prej emrave të dashur për publikun shqiptar i cili edhe sot kur i ka kaluar të 70-tat po mbahet fort dhe po vazhdon po i njëjti si dikur me mikrofon në dorë.

Në 72 vjetorin e lindjes ai ka pranuar urime të shumta./Lajmi.net/