Sport

Salah në top 100 personat me influencën më të madhe, ja si e komenton Klopp

Futbollisti i Liverpool, Mohamed Salah, është përfshirë në top 100 njerëzit me influencën më të madhe në botë, sipas ‘Time Magazine’.

Përkundër kontributit të madh në fushën e blertë, lojtari është vlerësuar edhe për veprimet e tij jashtë fushës.

Salah ka një reputacion të madh edhe në vendlindjen e tij ku shquhet si njeri bamirës.

Një gjë e tillë i ka pëlqyer shumë edhe trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp, i cili ka përgëzuar egjiptianin i cili ka zënë vend në listën e ‘Time’ si një nga 100 njerëzit me influencën më të madhe në botë.

“Ai është një njeri që duhet të merret shembull në shumë sfera të jetës” ka thënë Klopp.

“Është shumë, shumë mirë ta kemi atë, por edhe Sadio Mane gjithashtu” ka thënë tutje trajneri gjerman.

“Të dy janë të fesë islame dhe jetojnë me të, në një botë ku shpeshherë cilësohen si rrezik, ku njerëzit u japin shumë epitete. Ne e dimë se ajo nuk është e vërtetë, por është mirë të kemi dikë që është i mbushur me kënaqësi dhe dashuri” ka thënë tutje bossi i Liverpool.

“Dhe nëse dikush mendon se ai është influencial edhe për pjesën tjetër të botës, atëherë mirë. Unë nuk e di kur do të jetë takimi me ‘Time’, ndoshta javën tjetër. Ai do të jetë atje, sepse është e rëndësishme për botën” ka thënë ndër të tjerash Klopp.

Salah ka shënuar 23 gola këtë edicion me skuadrën e tij, nga të cilat tri kanë ardhur në katër paraqitjet e fundit.

Ai pati performanca edhe më të mira sezonin e kaluar, kur kishte shënuar plotë 44 herë për skuadrën e tij. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli