Tech

Samsung Galaxy J7 lirohet në treg, përkundër specifikave të mira (VIDEO)

Samsung Galaxy J7 i vitit 2016 përfaqëson brezin e ri të telefonave të përballueshëm për nga çmimi nga prodhuesi i famshëm jugkorean, i cili vjen me një pamje elegante, kornizën metalike dhe madje edhe me disa tipare të telefonave premium.

Galaxy J7 ka një ekran me diagonalen prej 5.5-inç në Super AMOLED me një rezolucion prej 720×1280 pikselëve.

Ka një buton në të djathtë për ndezje dhe dy butona të volumit të në të majtë, ndërsa në pjesën e përparme ka butonnin Home, por fatkeqësisht është vetëm një buton i rregullt pa sensorin për gjurmë të gishtrinjëve. Në fund të telefonit është porti microUSB, porti për audio me 3.5mm dhe mikrofoni kryesor.

Samsung Galaxy J7 vjen në sistemin operativ Android 6 Marshmalloë, dhe është i pajisur me çipin e Samsung – Exynos 7 që përmban tetë berthama Cortex A53 me 1.6GHz, së bashku me 2GB RAM, dhe 16GB memorie, e cila mund të zgjerohet deri në 128GB përmes kartelës microSD

Samsung Galaxy J7 mbështet rrjetin 4G me një modem të kategorisë 6 me kapacitet shkarkimi deri në 300 megabit, internetin më të shpejtë të cilin e ofron operatori IPKO në gjithë Kosovë.

Galaxy J7 6 ka një kamerë të pasme 13 megapikselë së bashku me dritën LED dhe kamerën e përparme prej 5 megapikselësh. Bateria e Samsung Galaxy J7 është e lëvizshme dhe vjen me kapacitet prej 3,300mAh

Së fundmi, në 21 dyqanet zyrtare të IPKO, Samsung Galaxy J7 është liruar në çmim dhe tani ky model kushton 219.95 euro.

the authorE B