Samsung prezantoi çipin Exynos 9810

Kompania Samsung ka prezantuar çipin Samsung Exynos 9810, i cili do të përdoret në serinë e nëntë të procesorëve mobilë Samsung Exynos.

Ai është pasues i modelit 8895, të cilin mund ta shohim në telefonat aktualë Samsung Galaxy Note 8 dhe Samsung S8, transmeton KosovaPress.

Exynos 9810 do të jetë pjesë e telefonit Galaxy S9, i cili do të prezantohet gjatë vitit të ardhshëm dhe vjen me gjeneratën e tretë të CPU, me GPU të avancuar dhe modem LTE me mbështetje 6CA.

Samsung po ashtu prezantoi ISOCELL Slim 2X7, sensor i kamerës prej 24 MP me madhësi të pikselit prej 0.9μm.

Madhësia e vogël prej 0.9μm pikselësh mundëson sensorin të ketë fotografi prej 24MP që të vendoset në modulin e hollë të kamerës, që iu mundëson pajisjeve premium që krahas kamerave me performancë të lartë, të mbajnë edhe dizajn elegant të hollë.