Tech

Samsung shfaq videon e telefonit të palosshëm

Në një video të publikuar është shfaqur koncepti telefonit të palosshëm, Galaxy Flex.

Në bazë të pamjeve në video, uebfaqja holandeze LetsGoDigital ka krijuar një pamje të mundshme të Galaxy Flex.

Dizajni i Galaxy Flexit duket se është në formë katrore. Po ashtu, telefoni i ri i palosshëm vjen me ekranin kryesor (apo të brendshëm) “Infinity Flex” prej 7.3-inç dhe me atë sekondar (apo të jashtëm) prej 4.6-inç i cili lehtëson punën për përdorim të përditshëm.

Gjithashtu, pritet që Galaxy Flex të kushtojë rreth 1,500 dollarë dhe arsyetimi i Samsungut për çmimin e lartë është se telefoni i palosshëm vjen me një format të vetëm i cili mundëson qasjen në tri aplikacione të ndryshme në të njëjtën kohë, ose transformimin e telefonit në një tablet për të shikuar videot ose për të kërkuar në internet.

the authorBurbuqe Metolli