Sport

Sanchez në planet e Interit

Pronarët e rinj të Interit po mendojnë përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Alexis Sanchez ka përfunduar në radarët e gjigantit italian, i cili synon të rikthehet në majat e futbollit në Apenine, me ardhjen e pronarëve të rinj nga Kina.

Siç shkruan e përditshmja italiane Corriere dello Sport, grupi Suning planifikon të shpenzojë 150 milionë euro në transferime gjatë verës.

Objektivi i tyre është Sanchez dhe qysh tani Interi ka nisur të monitorojë situatën e lojtarit, i cili ende nuk ka vazhduar me Arsenalin dhe në rast se ai nuk gjen marrëveshje me ‘Topçinjtë’, Interi do të hidhet në sulm për të.

Veç Sanchezit, skuadra e Stefano Piolit, po interesohet edhe për Marco Verrattin e PSG.