Rajon & Botë

Sarcozy del para gjyqit për keqpërdorimet financiare gjatë fushatës

Ish -presidenti francez Nicolas Sarcozy, do të dal para gjyqit për keqpërdorime financiare gjatë fushatës, thonë burimet nga gjykata.

Sarkozy përballet me akuzat se partia e tij  ka falsifikuar llogaritë  bankare në mënyrë që të fsheh rreth  22.5 milion euro të shpenzimeve  gjatë  fushatës në vitin 2012, shkruan BBC.

Sarkozy ka mohuar në mënyrë të përsëritur se ai ishte në dijeni të  shpenzimeve marramendëse.

Ai në vitin 2012 humbi garën  ndaj Francois Hollande, dhe dështoi në përpjekjen e tij për të kandiduar sërish në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të këtij viti, transmeton KosovaPress.

Rasti është i njohur si skandali Bygmalion.