Rajon & Botë

Sarkozy bën thirrje për dëbimin e radikalëve islam nga Franca

Pas sulmeve në Nice, ish presidenti francez Nicolas Sarkozy e ka kritikuar qeverinë se nuk ka marrë masa të mjaftueshme për të ofruar siguri.

Sipas BBC, Sarkozy ka bërë thirrje që çdo shtetas i huaj i cili ka lidhje me islamin radikal të dëbohet nga Franca, transmeton KosovaPress.

“Demokracia nuk duhet të jetë e dobët. Demokracia duhet të thotë “Ne do ta fitojmë luftën” ka thënë ai.

Deklarata e Sarkozy erdhi pas sulmeve terroriste në Nice të cilat lanë të vdekur 84 persona dhe dhjetëra të tjerë të lënduar.

Shumë të mbijetuar akoma nuk kanë lajme nga më të dashurit e tyre. Deri më tani vetëm 35 trupa janë identifikuar zyrtarisht./KosovaPress/