Arsim & Kulturë

SBAShK-u kundër testit për mësimdhënës

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, në takimin e jashtëzakonshëm ka kundërshtuar testin për mësimdhënës, të paraparë nga Ministria e Arsimit, për muajin tetor, duke thënë se ky test është denigrim i personalitetit dhe mosnjohje e dijës së të mësimdhënësve. Ata madje kanë paralajmëruar edhe greva në rast se një test i tillë tenton të mbahet.

Kryetari i Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, Rrahman Jashari, është shprehur kundër testit me shkrim.

 

“SBAShKU e ka përpiluar një mendim të përbashkët  dhe është e drejt e juaja statusore që ta përkrahni apo të jepni ide të tjera me fokus që idetë të mos jeni personale…. Ne jemi që të vlerësohet përformanca e mësimdhënësve përmes hospitimeve dhe analizave të tjera, por kryesia e SBAShKU-t është kundër idesë për t’i testuar me shkrim mësimdhënësit ngase kjo konsiderohet si degradim i punës së tyre, degradim i dijës së arritur gjatë studimeve, po ashtu Ministria nuk ka kompetencë të vlerësoi dijen e mësimdhënësve sepse këtë dije e kanë vlerësuar profesor të  Universiteteve gjatë gjithë viteve të shërbimit dhe studimit të mësimdhënësve”, tha Jashari.

Jashari gjithashtu tha se mësimdhënësit e Kosovës nuk kanë frikë nga testi por e konsiderojnë si një denigrim të personalitetit dhe diplomave të tyre.

 

“Këta njerëz që ministri po donë t’i vë në test i ka dërgua në tri semestra në Fakultetin e Edukimit duke iu mohuar pushimin, duke iu mohuar gjysmën e ditës së premte, së paku 18 herë, janë teste prapë, d.m.thdhjetëra herë janë testuar. I kam thënë ministrit nëse i vëmë në test mësimdhënësit, duhet të ua marrim diplomat pikërisht mësimdhënësve në fakultet sepse ata paskan përgatit kuadro të dobëta. Ata që janë të lidhur ngushtë me politiken do t’i kishin testet e servuara, ndërsa, ata që janë me SBASHKU do të dilnin para një sfide. Unë mendoj që pas një vendim të tillë, kolegët e mi do të dalin në teren, por në qoftes mësimdhënësit janë për tu testuar, ne jemi ata që e përcjellim zërin e tyre, nëse mësimdhënësit janë kundër testit, SBASHK-u i mbështet dhe test nuk do të ketë. Do të thirrim në shenjë revolte grevë ose do të thirrim publikisht kryetarin që është i obliguar të dëgjoj zër in e mësimdhënësve”, tha Jashari.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari tha se gjatë takimit të mbajtur me ministrin Arsim Bajrami dhe me kabinetin e tij, kanë diskutuar edhe për universitete dhe sfidat administratës publike. /kp