ShowBiz

Schwarzenegger braktis shoun e realitetit të Trump

Aktori hollivudian Arnold Schwarzenegger ka bërë të ditur se ka braktisur shoun e realitetit “Celebrity Apprentice” në të cilin si udhëheqës i emisionit kishte ndërruar Donald Trump. Presidenti amerikan që nga ajo kohë është duke kritikuar Schwarzenegger për shkak të rënies së shikueshmërisë së emisionit.

Ish-guvernatori i Kalifornisë, i njohur për nga fjalia e njohur “I’ll be back” nga filmi “Terminator”, ka deklaruar se nuk planifikon kthimin në emision nëse kjo do të kërkohej nga autori Mark Barnet.

“Jam kënaqur në çdo moment të punës në NBS dhe me Barnetin. Megjithatë, për shkak të Trump, njerëzit nuk dëshirojnë të marrin pjesë sikurse edhe shikuesit, dhe as të japin mbështetje në çfarëdo mënyre”, ka thënë aktori hollivudian, duke shtuar se për shkak të kësaj ka pasur rënie të shikueshmërisë.

Sipas tij, shikuesit filluan të bojkotojnë emisionin pas zbulimit se Trump edhe si producent ekzekutiv i emisionit edhe më tej vazhdon të marrë pagën.

Trump edhe më herët ishte në konflikt me aktorin hollivudian, i cili në zgjedhjet presidenciale mbështeti kundërshtarët e Trump, republikanin John Kejsik dhe demokraten Hillary Clinton. Schwarzenegger me një rast duke reaguar ndaj kritikave të Trump se po udhëheq dobët emisionin, kishte thënë: “Hej Donald. Kam një ide të shkëlqyeshme. Pse të mos i zëvendësojmë punët? Ti merre televizionin, pasi je ekspert i tillë për rejting, ndërsa unë do të marrë punën tënde, në mënyrë që njerëzit përfundimisht të mund të flenë të qetë”.