Sport

Schweinsteiger tregon pse vendosi që penalltitë të ekzekutoheshin në anën e tifozëve të Italisë (Video)

Bastian Schweinsteiger ka befasuar të gjithë me veprimin që bëri para penalltive në takimin Gjermani – Itali, duke përfshirë këtu edhe gjyqtarin.

Kapiteni i Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger, edhe përkundër që fitoi në hedhjen monedhës para ekzekutimit të penalltive, dhe kishte të drejtë zgjedhje, ai vendosi që ato të ekzekutoheshin në portën prapa së cilës ndodheshin tifozët e Italisë e jo ata të Gjermanisë.

Në një intervistë për ‘BILD’ pas ndeshjes, kapiteni i gjermanëve e shpjegoi këtë vendim, që habiti edhe Buffonin e gjyqtarin kryesor të ndeshjes.

“Mendova për penalltitë tjera në të cilat jam përfshirë. Ndaj Chelseat në vitin 2012, Bayerni gjuajti penalltitë në portën ku po ndodheshin tifozët tanë, mirëpo ne u mposhtëm në atë finale”, deklaroi Schweinsteiger. /Express/

Ndiqeni videon KËTU