Së shpejti Era vjen me “Redrum” (Foto)

Këngëtarja Era Istrefi, pas suksesit të arritur përmes hitit botëror “BonBon” ka vendosur të sjell projekt të ri muzikor për admiruesit e saj që janë të shumtë anë e mbanë botës.

“Redrum”, titullohet kënga e saj më e re që do të jetë në bashkëpunim me Felix Snow, njofton KosovaPress.

Era në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram tregoi që kjo këngë do të publikohet gjatë këtij muaji, saktësisht me 24 shkurt, andaj mbetet të presim hitin e ardhshëm.