Rajon & Botë

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së: Koreja Veriore e testoi raketën për të na provokuar

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Jim Mattis, ka thënë sot se testimi i dështuar i raketës së Koresë Veriore gjatë fundjavës ishte tentim i këtij vendi të izoluar për të “provokuar diçka”, por Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Kinën për t’i ulur tensionet.

Koreja Veriore kreu të shtunën një testim të dështuar raketor, për të cilin Pentagoni tha se shpërtheu menjëherë pas nisjes.

Duke folur para gazetarëve rrugës për një vizitë në Lindje të Mesme, Mattis ka thënë se testimi më i fundit i Veriut nuk ishte interkontinental, por prapëseprapë vendim i pakujdesshëm.

“Kjo tregon se pse jemi duke punuar shumë ngushtë me Kinën tani.. në mënyrë që ta vëmë situatën nën kontroll për ta denuklearizuar gadishullin korean,” ka thënë Mattis./Express/

the authorE B