ShowBiz

Selena Gomez i jep mend Justin Bieberit, por ja si ia kthen ai! (Foto)

Ata dikur ishin çifti më simpatik, por tani që ata nuk janë më bashkë dhe tani kanë filluar edhe disa përleshje mes tyre.

Justin Bieber dhe Selena Gomez janë përplasur për shkak të një fotografie që Justin ka publikuar në Instagram.

Ish çifti ka filluar një luftë me fjalë, pasi Justin kishte paralajmëruar se do ta kthente llogarinë e tij në private pasi fansat kishin filluar ta “ngacmonin” me komente në foton, ku kishte dalë me të dashurën e tij, Sofia Richie.

Selena Gomez ka kritikuar Bieber, për kërcënimin e tij me anë të një komenti që i ka lënë në foto: “Nëse nuk mund ta durosh urrejtjen, atëherë mjaft postove foto me të dashurën tënde, duhet të jetë e veçantë për ty. Mos u nevrikos me fansa. Ata të duan dhe të kanë dashur, përpara se të donin të gjithë të tjerët”.

E ndërsa Justin kishte shkruar një koment që nuk i referohej drejt për së drejti Selena Gomez: “Është e çuditshme se si të gjithë më përdorin për vëmendje, dhe prapë e drejtojnë gishtin nga unë, por prapë unë i dua fansat e mi”.

Selena1

selena2