Aktuale

Selim Pacolli: Buxheti i Prishtinës në mandatin tim do të jetë 200 milionë euro

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AKR, Selim Pacolli vizitoi sot tregun me shumicë në Prishtinë, ku ka parë për së afërmi kushtet me të cilat shitësit përballen çdo ditë në këtë treg.

Pacolli tha se do të punojë në përmirësimin e gjendjes së tregut.

“Unë ju premtoj se ky treg nuk do të jetë në këtë gjendje në mandatin tim. Ky treg është në interes ekonomik për Komunën e Prishtinës”, tha ai.

Për më tepër Pacolli tha se duhet të krijohen mjete për qytetarët e Prishtinës, jo të merren mjete nga ata, duke i ngritur çdo herë taksat.

Sa i përket buxhetit komunal, Pacolli tha se ka dhjetë vite që buxheti nuk ka ndryshuar dhe me qeverisjen e tij në Prishtinë, ai premtoi se ky buxhet do të ngritet.

“Premtoj që buxheti i Komunës së Prishtinës, brenda mandatit tim do të jetë 200 milionë euro”, tha Pacolli.