Rajon & Botë

Senatorja australiane refugjatëve: Kthehuni nga keni ardhur

Senatorja Australiane Pauline Hanson, ka bërë thirrje për ndalimin e refugjatëve dhe u tha atyre “kthehuni nga keni ardhur”, shkruan The Independent.

Hanson tha që Australia ishte “mbytur nga myslimanët” dhe se burka duhet të nxjerrët jashtë ligjit.

Në fjalimin e saj në senatin e Australisë, Hanson tha që, “Ne jemi në rrezik për t’u mbytur nga myslimanët të cilët kanë një kulturë dhe ideologji që nuk përputhet me tonën”, transmeton KosovaPress.