Sport

Senegali dhe Algjeria sonte luajnë finalen e madhe, kontestohet Kupa e Afrikës

Kupa e Afrikës do të vendoset sonte, në finalen e madhe që do të luhet mes Senegalit dhe Algjerisë.

Senegali dhe Algjeria do të kontestojnë trofeun me prestigjioz të kontinentit të Afrikës, në ndeshjen që do të luhet me fillim nga ora 21:00.

Kombëtarja e Senegalit, në krye me Sadio Mane, shihet si favorite e lehtë për tu kthyer në shtëpi me trofeun e madh, shkruan lajmi.net.

Në gjysmëfinale, senegalezët kishin arritur të triumfonin minimalisht kundër Tunizisë, për ta pasur mundësinë që të paraqiten në finalen e madhe.

Në anën tjetër, ylli i Manchester City, Riyad Mahrez, arriti që me një gol të vonshëm nga gjuajtja e lirë ti siguronte Algjerisë finalen, duke mposhtur kombëtaren e Nigerisë.

Ndeshja sonte do të luhet në ‘Cairo International Stadium’, dhe drejtësia do të ndahet nga kamerunasi Neant Alioum. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli