Rajon & Botë

Serbia futet në një listë të zezë si shtet që shpërlan para e financon terrorizmin

Ish-presidenti i Serbisë, lideri Partisë Demokratike Serbe Boris Tadiq ka njoftuar se Serbia prej dje është gjendur në “listën e zezë” të organizatës ndërqeveritare FATF (Financial Action Task Force), organizatë kjo që lufton kundër larjes së parave dhe financimit të organizatave terroriste, transmeton Gazeta Express.
“Serbia prej dje është gjendur në ‘listën e zezë’, bashkë me Jemenin, Sirinë, Irakun, me shtetet që marrin pjesë në larjen e parave dhe institucionet e të cilave nuk e pengojnë derdhjen e parave për organizatat terroriste. Këtë qeveria jonë e fsheh nga opinioni”, u deklaroi Tadiq gazetarëve para selisë së partisë, raporton b92.net.