Aktuale

Serbia mohon akuzat se po dërgon ndihma në Siri për qëllime politike

Serbia ka insistuar se vendimi për të dërguar ndihma në Rusi është plotësisht gjest humanitar, dhe jo për të përkrahur ndonjërën nga anët, në luftën e Sirisë, transmeton Express.

Një aeroplan rus me ndihma të nisura nga Serbia, që përmbanin artikuj ushqimorë, barëra dhe veshmbathje, kanë hyrë në Siri, të enjten mbrëma.

Disa analistë kanë thënë se kjo mund të komplikojë pozitën e Serbisë në mes të Perëndimit dhe përkrahjes së Moskës, në Siri.

Ministri i Punës, në Serbi, Aleksandar Vulin, ka thënë se çështjet humanitare mund të shihen si veprim që bëhen për qëllime dhe motive politike, por ai ka mohuar se kjo ka qenë arsye pse ata ndihmuan njerëzit në Siri.

“Ndihmat janë për njerëzit, në Aleppo dhe nuk e dimë nëse ata e përkrahin presidentin e Sirisë ose jo, por ne dimë se ata kanë nevojë për ndihmë”, ka shtuar ministri serb.

Serbia ka kërkuar anëtarësim në Bashkimin Evropian, por vazhdon të mbajë raporte shumë të mira me Rusinë. /Express/