Aktuale

Serbia për ushtri ndan 600 milionë euro në vit

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka daklaruar sot se Ushtria e Serbisë duhet të jetë e gatshme që në çdo moment të jetë faktor i fuqishëm i prapësimit për çdo agresor të mundshëm

Në pritjen solemne me rastin e 23 prillit , Ditën e Ushtrisë së Serbisë , Vuçiqi ka thënë se nga buxheti i shtetit në vit ndahen 600 milionë euro për ushtri, përcjell agjencia serbe e lajmeve beta.

Ai ka shtuar se kjo shumë nuk është e madhe në krahasim me shtetet e fuqishme.
“Do të ndajmë edhe më shumë, por do të kërkojmë edhe më shumë rezultate”, ka thënë ai.