Rajon & Botë

Serbia prodhon automatikun e shekullit 21

Fabrika e municionit “Zastava oruzhje” (Armët Zastava) ka përfunduar realizimin e pushkës së re modulare automatike, e cila ditëve të ardhshme do t’i prezantohet kreut shtetëror e ushtarak të Serbisë në poligonin Nikinci, njoftojnë mediet serbe, transmeton Koha.net.

Bëhet fjalë për pushkën automatike me kalibër 7,62×39 dhe me kalibër 6,5 “grendel”, që ka tytën e ndërrueshme dhe bën pjesë në gjeneratën e fundit të pushkëve automatike, ndërsa për nga performanca në shumë aspekte ua kalon të gjitha atyre që janë parë deri tash në këtë segment armatimi, theksojnë raportimet.

Siç pohojnë mediet e Beogradit, inxhinierët e “Zastava oruzhja” ia kanë dalë që brenda më pak se një viti punë kanë ndërtuar pushkën automatike që bën pjesë në armatimin e ushtarëve të shekullit 21

the authorE B