Aktuale

Serbia rendit 5 gabimet e pafalshme të NJSI-së gjatë arrestimit të Gjuriqit

Serbëve u ka dhembur shumë arrestimi dhe poshtërimi i Marko Gjuriç nga Njësia Speciale e Intervenimit të Kosovës duke u përpjekur kështu që të gjejnë gabime të policëve, të cilat i ka publikuar sot “Blic”.

Në një shkrim mjaft tendencioz, të titulluar “5 arsye se përse ROSU është një bandë e organizuar”, “Blic” rendit sipas saj disa “faulle” të specialëve të Kosovës, të cilët e bënë Gjuriçin të shihte tmerrin me sy.

Sipas serbve, ROSU bëri këto gabime gjatë arrestimit të Gjuriçit.

1-Strategjia

ROSU e la Gjuriçin që të futej në një ambient të mbyllur, me vetëm një dalje duke u mbrojtur nga një numër i madh serbësh. Ishte një arrestim me mjaft risk. Ata ndejtën për 10 minuta ballë për ballë me kordonin e serbve që po mbronin Gjuriçin.

2-Pajisjet

Ndërkohë që serbët që mbronin Gjuriçin ishin me fytyrë të mbuluar, një numër i madh forcash speciale të Kosovës nuk kishin kapuça. Krahas kësaj, sipas serbve, armatimi i tyre ishte i ndryshëm. “Janë regjistruar të paktën katër lloje të ndryshme armësh”, shkruajnë ata,përcjell Albeu.com.

3- Rreshtimi i gabuar

Ndërkohë që lideri i grupit të policëve ishte duke negociuar me kordonin e serbve, policët nuk krijuan një kordon të mirëfilltë para tyre, por ishin të çorganizuar. Kjo u vërtetua edhe kur njëri prej tyre mori një goditje në fytyrë nga një serb.

4- Bomba shokuese

Janë hedhur disa bomba shock-u kur policët hynë brenda, por të paktën dy prej tyre dëmtuan më shumë policët se sa turmën e serbve. Bombat u hodhen në një largësi jo më të madhe se dy tre metra, kurse një tjetër tek këmbët e policëve.

5-Arrestimi i dhunshëm

Gjuriç ishte i paarmatosur dhe i dorëzuar, por ata e kapën me duar nga pas duke e trajtuar si kriminel. Forcat speciale ndërhyjnë shpejt dhe pastër.