Aktuale

Serbia shkakton incident ndaj delegacionit të Kosovës në Bruksel

Një delegacion i Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Personave me Aftësi të Kufizuara i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryetarja e këtij komisioni deputetja Lirije Kajtazi, po qëndron në Bruksel në konferencën e organizuar nga Parlamenti i Evropës me temën “Konferenca për Ballkanin Perëndimor për Persona me Aftësi të Kufizuara”.

Deputetja Kajtazi prezantoj temën “Qasja e lirë e Personave me Aftësi të Kufizuar në shërbimet e transportit dhe përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës” Gjatë prezantimit ndodhi një incident i shkaktuar nga delegacionit serb i cili insistonte nga organizatori që Kosova mos të jetë pjesë e kësaj konference.

Kryesuesja e Delegacionit, Deputetja Lirije Kajtazi në reagimin e saj ndaj këtij incidenti u shpreh se ky është një një mentalitet primitiv i cili fyen vlerat e BE-së “ ky është një një mentalitet primitiv i cili fyen vlerat e BE-së. Tani Kosova Republikë është pjesë e një realiteti që e kanë njohur 112 vende pjesa më e madhe e tyre me demokraci të zhvilluar.

Dhe njohja e Kosovës nga ana e Serbisë është për të mirën evropiane të saj dhe Kosovës. Nga ana tjetër, organizatori i konferencës, delegacionit kosovar i ofroj mundësi dhe prezantim të nivelit shtetëror përkundër reagimit serb. /Zeri