Rajon & Botë

Sergei Lavrov: ShBA është duke përkrahur grupin xhihadist “Frontin al-Nusra”

SHBA është duke provuar ta rezervoj një grup xhihadist sirian në rast se i duhet ta largojë nga pushteti presidentin Assad, ka thënë Ministri i Jashtëm rus, për BBC, transmeton Express.

Ministri Lavrov ka thënë se ShBA nuk e ka mbajtur premtimin e saj për të thyer fuqitë e Frontit al-Nusra dhe grupeve tjera ekstremiste që po mbështetën nga ShBA.

“Ne besojmë që planet e SHBA’së kanë qenë për ta mbajtur të rezervuar Frontin al-Nusra” ka thënë Ministri i Jashtëm Lavrov.

Ai ka shtuar se “ShBA asnjëherë nuk ka prekur Frontin al-Nusra në Siri”.

Ministri Lavrov ka folur në përvjetorin e parë të fushatës së sulmeve ajrore të forcave të ruse dhe siriane.

OKB ka raportuar se 400 qytetarë, përfshirë këtu edhe fëmijë, janë vrarë në qytetin e Aleppos, gjatë javës së shkuar.

Ministri Lavrov ka insistuar se Rusia ka ndihmuar forcat e presidentit Assad për t’i luftuar terroristët.

Dhe ai akuzon Perëndimin te cilët po qëndrojnë të heshtur për vuajtjet e qytetarëve të Aleppos  dhe po presin që qyteti të bie në duart e terroristëve islamikë./GazetaExpress/