Arsim & Kulturë

Shala: Gjurmët e pashlyeshme të Hadi Shehut

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka ngushëlluar familjen Shehu për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur, Hadi Shehut, duke thënë se puna e tij e palodhshme, janë trashëgimi e vlefshme për artin dhe kulturën e tonë, andaj edhe kujtimi për të do të jetë i përhershëm.

“Ndarja nga jeta e aktorit Shehu është humbje e madhe për familjen, miqtë, artin dhe kulturën shqiptare, për teatrin dhe filmin e Kosovës, ku Hadiu kontribuoi me devotshmëri dhe la gjurmë të pashlyeshme. Hadi Shehun dhe puna e tij e palodhshme, janë trashëgimi e vlefshme për artin dhe kulturën e tonë, andaj edhe kujtimi për të do të jetë i përhershëm.E nderuar familja Shehu, miq të Hadiut, pranoni ngushëllimet e mia për humbjen tuaj të madhe”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të mimnistrit Shala./KosovaPress/