Aktuale

Shala: Vendimet e sotme të dy Qeverive, mesazh i duhur i bashkëpunimit institucional dhe ekonomik

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se, marrëveshjet që do të nënshkruhen sot në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive do të jenë në të mirë të Kosovës e Shqipërisë.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili po merr pjesë në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka thënë se vendimet që do të merren sot në këtë mbledhje, do të jenë mesazh i dukur i bashkëpunimit institucional dhe ekonomik në mes të të dyja vendeve, raporton lajmi.net.

Sipas tij, këto marrëveshje do të nxisin investimet e përbashkëta dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Postimi i plotë i ministrit Shala pa ndërhyrje:

Vendimet që do t’i marrim sot, këtu nga Peja, në mbledhjen e dy qeverive tona, më shumë se kurrë më parë të dërgojmë mesazhin e duhur të bashkëpunimit institucional dhe ekonomik, duke nxitur investimet e përbashkëta dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona, që kjo pastaj të shërbej në plotësimin e nevojave të tregjeve tona, por edhe më gjerë. /Lajmi.net/