Sport

Shaqiri i gatshëm për ndeshjen me Poloninë (Foto)

Xherdan Shaqiri ndihet i gatshëm para sfidës së 1\8-tës së finales, që kombëtarja e Zvicrës e luan ndaj Polonisë.

Mesfushori me tipare sulmuesi gatishmërinë e tij e ka treguar me anë të profilit të tij në rrjetin social ‘Facebook’, ku ia ka bashkangjitur edhe një fotografi.

Me këtë fotografi të postuar, futbollisti nga Kosova ka reklamuar edhe mbathjet e tij të reja sportive, nga kompania e mirënjohur ‘Nike’.

 “Dita e ndeshjes. I gatshëm për ndeshjen e radhës”, ka shkruar Shaqiri.

Ndryshe, ndeshja në mes të Zvicrës dhe Polonisë fillon nga ora 15:00, ku veç Shaqirit pritet të luajnë edhe Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmedi e Blerim Xhamaili. /Telegrafi/

shaqiri1