Sport

Shaqiri parashikohet se do ta shënojë golin e fitores në finale të Championsit

Xherdan Shaqiri mund të mos jetë në formacionin e parë të Liverpoolin për përballjen me Tottenhamin në finale të Ligës së Kampionëve, mirëpo për të është parashikuar se do ta shënojë golin e fitores në këtë finale për skuadrën e Jurgen Kloppit.

Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve në rrjetin social Instagram e ka shpërndarë një video të Castros i cili e parashikon rezultatin e finales së këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Në këtë finale, Liverpooli i Jurgen Kloppit do të ketë punë me Tottenhamin e Mauricio Pochettinos, me të cilët është ndeshur edhe më parë në këtë sezon, për shkak se të dy klubet garojnë në Premierligë.

Xherdan Shaqiri ishte pjesë e formacionit të parë të Liverpoolit që e siguroi rikthimin tronditës në përballjen me Barcelonën, dhe tani Castro e ka parashikuar se 27-vjeçari do të jetë vendimtar edhe në finale.

Sipas parashikimit në FIFA 19, Liverpooli do ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve falë golit të shënuar nga Shaqiri në minutat e fundit të ndeshjes.

https://www.instagram.com/tv/Bx2ez8wn4bE/

Xherdan Shaqiri i ka zhvilluar 30 ndeshje për Liverpoolin këtë sezon, në të cilat ai i ka shënuar gjatë gola dhe i ka asistuar pesë të tjera. /Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli