Rajon & Botë

SHBA kërkon embargo të naftës ndaj Koresë së Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar sot Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të vendos embargo të naftës kundër Koresë së Veriut dhe të ngrijë asetet e udhëheqësit komunist, Kim Jong, si përgjigje ndaj testit të gjashtë të bërthamës.

Siç raportojnë mediat amerikane, rezoluta e Shteteve të Bashkuara, gjithashtu kërkon ndalimin e eksporteve të tekstileve dhe pezullimin e pagesës së punëtorëve jashtë vendit./KosovaPress/