Rajon & Botë

SHBA kishte paralajmëruar Francën për sulmet e hakerëve rusë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë parë se si rusët kanë hakuar sistemet IT në Francë dhe kanë paralajmëruar zyrtarët francezë, para se hakimi gjatë zgjedhjeve të fundit të bëhej publik, ka thënë drejtori i Agjencisë amerikane për siguri nacionale (NSA) Majk Roxhers.

“Jemi në dijeni të aktiviteteve ruse. Këtë ua kemi transmetuar kolegëve rusë dhe i kemi paralajmëruar. U thamë: Shikoni, ne po shikojmë se si thyejnë infrastrukturën tuaj. Çfarë mund të bëjmë për t’ju ndihmuar?”, ka thënë Roxhers para Komitetit për shërbime të armatosura të Senatit.

Ai ka theksuar se SHBA, së bashku me Francën dhe Gjermaninë po punojnë në kundërvënien ndaj dezinformimit të kampanjës gjatë zgjedhjeve.

Komisioni francez për kampanjë parazgjedhore ka njoftuar se “një sasi e madhe e të dhënave” dhe disa informacione të rreme, kanë rrjedhë në rrjetet shoqërore pas sulmit të hakerëve në kampanjën e presidentit të zgjedhur të Francës, Emmanuel Macron.