Rajon & Botë

SHBA-të dëshirojnë që nesër të votohen sanksionet e reja ndaj Koresë së Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që Këshilli i Sigurimit të OKB-së t’i votojë nesër sanksionet më të forta kundër Koresë së Veriut, pas testimit të dy raketave balistike ndërkontinentale, njoftoi Reuters duke cituar një diplomatë të paidentifikuar.

Siç shkruan Reuters, SHBA-të kanë përgatitur një projekt-rezolutë e cila do u prezantohet sot 15 anëtarëve të Këshillit Sigurimit të OKB-së, e cila në bazë të deklaratave të diplomatëve, tregon se ka një marrëveshje me aleatin e Koresë së Veriut, Kinën, që të vendosën masa të reja ndaj koreanoveriorëve, transmeton KosovaPress.