Rajon & Botë

SHBA do të ndalojë pajisjet elektronike në fluturimet nga tetë shtete

SHBA do të ndalojë udhëtarët nga tetë vende kryesisht të Lindjes së Mesme dhe ato Afrikës Veriore. që të bartin pajisjet e mëdha elektronike në bord.
Një burim i qeverisë amerikane i tha BBC-së se masa do të ndikojë në nëntë kompani ajrore që operojnë nga 10 aeroporte.Ndalimi thuhet se do të përfshijë të gjitha pajisjet e mëdha elektronike si laptopë, tabletë, kamera, DVD, lojëra elektronike, por jo edhe telefonat.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje, por pritet të bëjë një njoftim të martën, transmeton KosovaPress. CNN raporton se kjo ndalesë është e lidhur me kërcënimin që paraqet Al-Kaida në Gadishullin Arabik, i cili ka qenë i përfshirë në sulmet e para në avionët që ishtin nisur drejt SHBA-së.