Rajon & Botë

SHBA-të i vendosin sanskione të reja Koresë Veriore

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja mbi shtatë individë të Koresë Veriore dhe tre subjekteve për abuzime “flagrante” të të drejtave të njeriut, përfshirë vrasjet, torturat, punën e detyruar dhe gjuetinë ndaj azilkërkuesve jashtë vendit.

“Sanksionet e sotme u drejtohen zyrtarëve të ushtrisë dhe regjimit të Koresë Veriore”, thuhet në deklaratën e Sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin, transmeton portali arbresh.info

Më atyre që janë sanksionuar është edhe drejtori dhe zëvendës drejtori i Komandës së Sigurisë Ushtarake, zëvendësministri i parë i Ministrisë së Sigurisë Popullore dhe ministri i punës.

Konsulli i Koresë Veriore në Shenyang të Kinës dhe një diplomat i ambasadës koreano veriore në Vietnam, janë sanksionuar gjithashtu.

Në deklaratë thuhet se Shtetet e Bashkuara “janë të shqetësuara për ushtrinë koreano veriore, e cila operon si polici sekrete dhe ndëshkon disidentët në të gjitha format”.

Koreja Veriore në mënyrë të vazhdueshme ka mohuar akuzat për shkeljen e të drejtave të njeriut.

the authorE B