Rajon & Botë

SHBA zbulon se komandanti i ISIS Abu Omar al-Shishani nuk është vrarë

Pentagoni e ka pranuar se nuk e ka vrarë komandantin e lartë të ISIS, Tarkhan Tayumurazovich Batirashvili, i njohur po ashtu si Abu Omar al-Shishani apo Omar the Chechen, gjatë sulmeve ajrore të marsit, të cilin administrata e Obamas e bëri temë suksesi në luftën e saj dy vjeçare në Irak dhe Siri.

Zëdhënësi i Pentagoni, Peter Cook, u ka thënë gazetarëve mbrëmë se Abu Omar al-Shishani besohet se ka marrë pjesë në një takim më 10 korrik bashkë me zyrtarët e ISIS afër Mosulit, kryeqytetin e ushtrisë xhihadiste në Irak, i cili ishte shënjestruar nga sulmet ajrore amerikane.

Cook ka thënë se nuk është në gjendje të konfirmojë se Shishani është vrarë këtë herë, edhe pse të mërkurën ISIS njoftoi përmes agjencisë së vet propaganduese se Shishani kishte vdekur.