Aktuale

Shefi i AKI-së thotë se siguria është nën kontroll, pas provokimeve të Serbisë

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje të AKI-së, Haxhi Shala ka treguar se çka kanë biseduar në mbledhjen e komisionit parlamentar në të cilën ka raportuar drejtori i AKI-së, Agron Selimaj.

Shala duke cituar Selimajn thotë se pavarësisht provokimeve që vijnë nga ana e Serbisë në pjesën veriore të vendit, institucionet e sigurisë çdo herë janë në nivel të detyrës.

Ndërsa sa i përket provokimeve që mund ti vijnë vendit nga ana e Serbisë gjatë rrëzimit të murit, Shala thotë se qeveria duhet të jetë në koordinim me AKI-në para vendimit.

Duke folur për raportimet e djeshme në media për tensionimin e situatës në kufirin Kosovë- Serbi një gjë e tillë është hedhur poshtë nga ana e drejtorit të AKI-së./Indeksonline/