Aktuale

Shembet me eksploziv një pallat 6 katësh në Durrës

Është shembur me tritol hoteli 6-katësh në zonën e plazhit në Durrës.

Shpërthimi në fjalë erdhi pas 4 orëve punë të forcave xheniere. Godina u dëmtua rëndë nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, ndaj u shemb me shpërthim të kontrolluar, raporton tch.

“Ishte një shpërthim i fuqishëm; para shpërthimit u evakuuan banorët tutje perimetrit të sigurisë”.