Rajon & Botë

Shembet miniera nga tërmeti, vdesin nëntë persona

Një minierë e thëngjillit është shembur në pjesën veri-lindore të Kinës gjatë ditës së shtunë, duke lënë nëntë minatorë të vdekur dhe dhjetë të tjerë të lënduar, thuhet nga qeveria e provincës Jilin.

Ky aksident është i treti i këtij lloji që po ndodh në Kinë në më pak se një muaj, si pasojë e kushteve të këqija dhe mungesës së sigurisë në miniera, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ky aksident ndodhi për shkak të një tërmeti 2.3 ballë, thuhet në deklaratë.

Miniera e thëngjillit menaxhohet nga kompania Longjiapu Mining Co, e cila është kompani me partneritet publiko-privat dhe kapaciteti i saj shkon deri në 3 milionë ton thëngjill në vit.

Prodhimi i thëngjillit ka rënë menjëherë pas minierës, duke shkaktuar kështu edhe krizë për elektricitet dhe rritje të çmimit të energjisë. /GazetaExpress/