Aktuale

Shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit – 9 Dhjetori.

Për të shënuar këtë ditë, në Kosovë do të mbahen disa aktivitete.

Ministria e Punëve të Brendshme do të mbajë konferencë me temë “angazhimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Kurse, koalicioni i organizatave joqeveritare “Java Kundër Korrupsionit 2017” organizon ngjarjen kreative përmbyllëse “Pema e korrupsionit”.

Instituti Demokratik i Kosovës organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën fotografike ‘online’, si dhe hapjen e ekspozitës me fotografitë më të mira në këtë garë.

the authorE B