Aktuale

Shënohet ditëlindja e 91-të e Mbretëreshës Elizabeth II

Sonte në Prishtinë, nën një organizim të veçantë, është shënuar ditëlindja e 91-të e Mbretëreshës Elizabeth II.

Ceremonia është organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

Në këtë mbrëmje, i pranishëm ishte Presidenti vendit Hashim Thaçi, shumë personalitete tjera të jetës politike, afaristë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Përmes llogarisë së tij në Facebook, Thaçi tha se partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe është i bazuar në vlerat që Mbretëresha Elizabeta gjithmonë i ka kultivuar.

“Sonte mora pjesë në pritjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, të organizuar për nder të ditëlindjes së 91-të të Lartmadhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeta.

Ajo është shembull për ne sesi duhet angazhuar për shoqërinë dhe udhëhequr në kohë të mira dhe të vështira.

Partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe është i bazuar në vlerat që Mbretëresha Elizabeta gjithmonë i ka kultivuar”, ka shkruar Thaçi.