Kuriozitete

Shfaqet një piramidë misterioze në Antarktidë (Foto)

Ky është vendi i zbuluar me Google Earth, në të cilin teoricienët konspirativë pretendojnë se është shfaqur një piramidë misterioze.

Zbulimi i çuditshëm u shpërnda me të madhe në YouTube, me entuziastët që pretendojnë se kjo është dëshmi se njerëzimi dikur jetoi në këtë zonë dhe kishte struktura të ndërtuara nga njerëzit.

Disa shkencëtarë thonë se zona e ngrirë e Antarktidës dikur ishte shumë më e ngrohtë – me temperaturë të mundshme deri në 20 gradë C, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, shumë përdorues të internetit nuk janë bindur nga ky “zbulim”. Duke iu përgjigjur teorisë, një përdorues në YouTube shkroi: “Duket e rrejshme”.