ShowBiz

Shikoni sa është rritur vajza e Albatrit Muqiqit, Amelia

Egzona Muqiqi është bashkëshortja e këngëtarit të njohur shqiptar, Albatrit Muqiqi, shkruan GazetaBlic. Që nga martesa e tyre, ajo u bë mjaft e përfolur në mediat rozë.

Tashmë çifti janë prindër të një vajze të quajtur Amelia.

Në fotografitë që ajo publikon në llogarinë e saj në “Instagram”, gjithmonë e më e bukur po shfaqet.Kësaj radhe ajo ka bërë një fotografi ‘selfie’ së bashku me vajzën e saj, e që po duket mjaft e ëmbël.

Në anën tjetër, përveç përkushtimi në familje, Egzona tani ka hapur dhe një biznes të sajin. Ndërsa Albatriti është shumë i angazhuar me koncerte si brenda poashtu dhe jashtë vendit.