ShowBiz

Shikoni si këndonte kur ishte 18 vjeç mamaja e Çiljetës…nënë e bijë si pika ujë!

Padyshim që shprehja “Bëmë mama të të ngjaj” zë vend mjaft mirë në rastin e këngëtares Çiljeta Xhilaga dhe nënës së saj Linda.

Në profilin e saj në Facebook, Linda Xhilaga ka publikuar në rrjete sociale një video të shumë viteve më parë ku ajo është vetëm 18-vjeç dhe është duke kënduar. Krahas videos së publikuar mamaja e Çiljetës ka shkruar:

“Kenaqesi tju percjell kengen time te pare ne moshen18 vjece ‘Cen Kavaja.”Ne Asamblin e kengeve e valleve Tirane.Flm Robert Bytyci qe je nje koleksionist i mire dhe me ra ne dore ky kujtim..,”-përfundon postimi i saj.

Aktualisht nëna e këngëtares së njohur punon si parukiere, ndërkohë që gjithashtu kujdeset mjaft edhe për nipin e saj, djalin e Çiljetës Ferndandos. Por gjithashtu mjaft në sy bie edhe fakti që Linda duket mjaft e re në moshë për të menduar që tashmë është gjyshe.

Sa i përket Çiljetës vetëm pak ditë më parë është publikuar prodhimi kinematografik “Floorless” ku ajo është pjesë. Në muzikë nuk dihet nëse këngëtarja është duke u marrë me ndonjë produksion të ri ose jo.

Gjithashtu vetëm pak javë më parë ajo ka pranuar lidhjen e saj me portierin e Partizanit, Alban Hoxha, lidhje e cila është komentuar gjatë në media, por që askush nga të dy nuk kishte pranuar asgjë deri pak kohë më parë./Gazeta Express/

the authorE B