Aktuale

Shisnin polisa të sigurimit në mënyrë të kundërligjshme, 3 të arrestuar

Janë arrestuar tre të dyshuar, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë shitur polisa të sigurimit të veturave për udhëtime jashtë shtetit të Kosovës, në mënyrë të kundërligjshme, njofton Policia.

Si prova materiale janë sekuestruar një llaptop, një shtëpizë kompjuteri dhe dokumente të ndryshme.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘ Gaibaldi’ të kryeqytetit, pasditen e djeshme.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /KosovaPress/