Tech

Shiten mbi 12 milionë njësi të telefonave Huawei P9 dhe P9 Plus

Kompania Huawei ka njoftuar se deri më tash ka shitur më shumë se 12 milionë njësi të telefonave Huawei P9 dhe Huawei P9 Plus.

Shefi i njësisë Consumer Business Group pranë Huaewi, Richard Ju tha se telefonat e hedhur në treg kah fundi i vitit të kaluar Huawei P10 dhe P10 Plus po ashtu duhet të shiten në kombinim prej më shumë se 10 milionë njësi

Huawei është prodhuesi i tretë më i madh në botë i telefonave dhe vetëm vitin e kaluar në botë ka shitur gjithsej 139 milionë telefona, që paraqet një rritje prej 29 për qind në krahasim me vitin 2015.

Richard Ju, po ashtu, tha se për dy ose tri vjet Huawei do të kalojë Apple dhe do të bëhet prodhuesi i dytë më i madh i telefonave në botë, transmeton KosovaPress.